Milani ia kërkon Tottenhamit Aurierin

PUBLIKUAR

Milani e ka kontaktuar formalisht Totternhamit për ta pyetur sa a mund ta marrë Serge Aurierin në formë huazimi për sezonin e ri, me mundësinë për ta blerë në formë permanente verën e ardhshme, sipas medieve franceze.

Soccerlink pretendon se kuqezinjtë janë të përgatitur ta transferojnë fildishiasin gjatë këtij afati kalimtar të verës. Serge Aurier kishte qenë afër kalimit në “San Siro” edhe në vitin 2017, por pastaj e kishte zgjedhur Tottenhamin, transmeton Gazeta Express

Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka pasur të vështirë ta dëshmojë veten në Angli. Për këtë arsye, klubi nuk dëshiron të shpenzojë shumë para për pagën e tij, të cilin e sheh thjesht si rezervë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

Pasi që afati kalimtar për klubet angleze tashmë është mbyllur, Tottenhami i mbetet vetëm opsioni për ta shitur Aurierin te ndonjë klub jashtë vendin, pasi që afati kalimtar për vendet e tjera evropiane nuk mbyllet deri më 2 shtator.

Pikërisht këto vjen në fjalë Milani, pasi që drejtuesit italianë janë treguar të gatshëm t’ia ofrojnë fildishiasit një mundësi për ta dëshmuar veten në Serie A.

Megjithatë, Milani do të preferonte që marrëveshja të ishte në formë huazimi me opsionin për ta blerë verën e ardhshme, mirëpo Tottenhami dëshiron më shumë siguri pasi që i kishte shpenzuar 25 milionë euro për ta blerë atë nga Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...