Bayerni e konfirmon në faqen zyrtare arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho do të luajë në Bundesliga te Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Tashmë pothuajse gjithçka është e konfirmuar.

“FC Bayern dhe FC Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e Philippe Coutinho te Munich”, shkruhet në faqen zyrtare të Bayernit, raporton Gazeta Express.

Bayerni ka konfirmuar se braziliani do të transferohet në formë huazimi për një vit nga Barcelona te kampionët e Gjermanisë.

FC Bayern München

✔@FCBayern

ℹ️ Der und der @FCBarcelona haben grundsätzlich Einigung über einen Transfer von @Phil_Coutinho nach München erzielt.https://fc.bayern/Coutinho

Grundsätzliche Einigung: Coutinho vor Wechsel zum FC Bayern

Der FC Bayern und der FC Barcelona haben Einigung über einen Transfer von Philippe Coutinho nach München erzielt. Der brasilianische Nationalspieler wechselt zunächst für ein Jahr auf Leihbasis von…

fcbayern.com
5,078 people are talking about this

Klubi shkruan ndër të tjera se ka opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe se lojtarit pritet të arrijë në Munich në ditët e ardhshme për të kompletuar testet mjekësore.

Coutinho iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli për 120 milionë euro plus 40 bonuse në fillim të vitit 2018.

Për një sezon e gjysmë, ai ka bërë 76 paraqitje, ka shënuar 21 gola, derisa ka fituar edhe disa trofe, veçuar dy La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...