Haliti fajëson opozitën për mosmiratimin e ligjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Më 22 gusht të këtij viti është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, me ç’rast të gjitha projektligjet të cilat kanë mbetur pa u votuar do të kthehen në pikën zero.

Me shpërndarjen e Kuvendit komisionet parlamentare nuk do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha punët, që i kanë pasur gjatë kësaj legjislature e po ashtu nuk do të mundë të nxjerrin as raportet për punën e tyre.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka fajësuar opozitën për mosmiratimin e shumë ligjeve gjatë kësaj legjislature.

Ai ka thënë se ligjet janë përgatitur për interes të vendit, por pasi nuk janë miratuar në këtë legjislaturë, do të miratohen në atë të ardhshmen.

“Përgjegjësia në mosmiratimin e ligjeve është e opozitës, respektivisht e kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, sepse ata e kanë detyrim ligjor, derisa e kanë mandatin, që t’i votojnë ligjet ose të mos i votojnë. Ligjet kanë qenë të përgatitura për t’u zbatuar për interes të vendit dhe jo për interes të Qeverisë e as të ndonjë partie. Kjo është rruga që e kanë zgjedhur. Besoj se legjislatura e ardhshme, nëse shpërndahet Parlamenti, do t’i miratojë ato”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ndërsa Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë për gazetën se është duke u dëmtuar funksionimi i Kuvendit.

Ai ka thënë se me legjislaturën e re të gjitha ligjet e pamiratuara do të kthen në pikën zero, kështu edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe në “Vala” nuk do të mundë të dalë me një raport.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...