Zaniolo ka rinovuar kontratën deri më 2024 me Romën. Nga 700 mijë euro në sezon, tani do të fitojë 2.5 milionë.
Pas sezonit mbresëlënës debutues, Roma ka konfirmuar se 20-vjeçari, Nicolò Zaniolo, ka zgjatur kontratën me klubin deri në qershor të 2024 – “Kjo ishte ajo çfarë doja”.
Raportohet se nga 700 mijë euro, Zaniolo tani do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.
“Ka qenë e lehtë për mua një vit më parë që ta zgjedh Romën, ishte edhe më e lehtë sot pas sezonit që më lejuan të bie në dashuri me këtë fanellë dhe qytet”, tha Zaniolo për faqen zyrtare të klubit.
“Dua ta falënderoj klubin për mundësinë që më kanë dhënë, kjo ishte ajo çfarë doja”.
20-vjeçari bëri 36 paraqitje në sezonin debutues me Romën dhe shënoi 6 gola, pasi u largua nga Interi në marrëveshje shkëmbimi me Radja Nainggolan. /Gazeta Express


