Baraliu: Partive politike po u mungon platforma e qartë qeverisëse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Ende pa ndodhur shpërndarja e Kuvendit dhe pa u shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, drejtuesit e partive politike në vend tashmë kanë filluar me premtimet e ndryshme.

Për të fituar sa më shumë vota të qytetarëve në zgjedhje po premtohet mbajtja e taksës ndaj produkteve serbe, pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e saj, po premtohen investime në zhvillimin ekonomik të vendit, ndonëse Kosova ka shkallën më të lartë të papunësisë dhe të varfërisë në Evropë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu për “Zërin” ka deklaruar se ashtu si viteve të tjera partive politike po u mungon një platformë e qartë qeverisëse, që do të mundësonte zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të vendit.

Rrjedhimisht sipas Baraliut edhe kësaj radhe do të kemi një fushatë me premtime e me deklarata boshe dhe të parealizueshme.

“Subjektet politike tani çfarëdo që premtojnë, premtojnë pa strategji konkrete, nuk kanë programe konkrete dhe projekte konkrete, pastaj merren me tema të çështjeve të cilat janë të rëndësishme, por nuk është bërë asgjë për to në asnjërën nga qeveritë e deritanishme. Zakonisht premtimet që partitë politike i bëjnë gjatë fushatës, një pjesë e madhe e tyre ose nuk janë zgjidhur për disa vite me radhë, siç është heqja e vizave për kosovarët, që janë premtuar ndryshe dhe janë vendosur ndryshe në dëm të Kosovës, po ashtu edhe Demarkacioni me Malin e zi, dialogu me Serbinë, Asociacioni i Komunave Serbe etj.”, ka thënë ai.

Rrjedhimisht partitë politike, sipas Baraliut, do të ishte dashur të kërkonin votën e qytetarëve me platforma konkrete dhe të realizueshme.

“Në kohën kur do të jetë e paraparë të mbahet fushata, atëherë kur e përcakton KQZ-ja, subjektet politike duhet të ofrojnë diçka konkrete se në cilat fusha orientohen, sepse ju e dini që disa parti janë të djathta, disa të majta, të qendrës e kështu me radhë. Do të duheshin programe konkrete, të realizueshme dhe jo të parealizueshme e imagjinare”, ka shtuar ai. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...