Një javë para shpërndarjes së Kuvendit, opozita druan nga lojërat e PDK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Seanca për shpërndarjen e Kuvendit është caktuar për nesër një javë, mirëpo subjektet opozitare ende druajnë se partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK-ja), siç thonë ata, mund të luajë lojëra politike për t’i shmangur zgjedhjet, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për seancën e 22 gushtit 2019, kur pritet të ndodhë shpërndarja e Kuvendit.

Dorëzimin e nënshkrimeve të ligjvënësve e ka konfirmuar për “Zërin” sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë edhe PDK-ja i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve.

Ndonëse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën kur do të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë frikë se PDK-ja, siç thonë ata, ende mund të luajë lojëra politike.

Arbërie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar për “Zërin” se PDK-ja që nga fillimi ka dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket shpërndarjes së Kuvendit. Ajo megjithatë ende ka dilema nëse do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...