Kënga e re e Taynas dhe Dafina Zeqirit nxit reagimin e Rita Orës

PUBLIKUAR

Dueti mes Taynas dhe Dafina Zeqirit ka marrë vëmendjen edhe të Rita Orës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka promovuar dy artistet kosovare përmes llogarisë së saj në Instagram.

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq te mira? E dua vendin nga vij. Dhe poashtu me pelqen së pari femra që marrin kontrolin e vetes duke qene vetevetja dhe duke inspiruar. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave që është në rregull të jenë të lira dhe seksi në të njejtën kohë’, ka shkruar Rita Ora.

Duket se suksesi i ‘Bye bye’ ka impresionuar edhe Ritën e cila pa komplekse është treguar përkrahese përmes platformave të saj me miliona ndjekës.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...