Vuçiq thotë se kontrabanda në Kosovë mundëson futjen e mallrave serbe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Serbia është radhitur si shteti me më së shumti investime të huaja në botë.Ky publikim është bërë nga revista e njohur ekonomike botërorë, “Financial Times”.

Lidhur me këtë, ka folur sot edhe presidenti i  Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Duke u lavdëruar për punën e tij, njëherë si kryeministër e pastaj si president i Serbisë, ai ka folur edhe për gjendjen në Kosovë.

Ka thënë se raftet në veri janë të mbushura me mallra serbe.

“Besoj se është shumë e rëndësishme të flasim për gjëra me rëndësi të veçantë çdo ditë. Nëse thuani se s’ka negociata, me të vërtetë nuk ka, por ka presione të ndryshme çdo ditë. Ne kemi siguruar mallrat serbe në dyqanet në Kosovë, për këtë është dashur mund, ngase unë kam të bëj me njerëz të cilët dijnë vetëm të kritikojnë”, ka thënë Vuçiq.

Tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga inskenimi i katastrofës humanitare në veri.

Një gjëndje e tillë, sipas raportimeve ishte inskenuar nga organet serbe në Beograd e Mitrovicë të Veriut.

Qëllimi i së njëjtës, ishte presioni për heqjen e taksës, dhe inskenimi i një gjendjeje kinse pa produkte elementare për jetesë në veri. /lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...