Trajneri i Ajaxit për Van de Beekun: Besoj dhe shpresoj se ai do të qëndrojë me ne

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

I kërkuari nga Real Madridi, Donny van de Beek, mund të qëndrojë në skuadrën e Ajaxit përkundër interesimit nga klubi i Zinedine Zidane, sipas trajnerit të kampionit të Holandës, Erik ten Hag.

Mesfushori 22-vjeçar veçse i ka konfirmuar bisedimet mes Real Madridit dhe Ajaxit për një transferim të mundshëm të tij, pasi që madrilenët nuk arrijnë ta transferojnë Paul Pogbën nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, duket se holandezi Van de Beek do të mbetet në Amsterdam, pasi që fundi trajneri i Ajaxit tha se negociatat për një transferim të tillë nuk janë as afër kompletimit.

“Van de Beek ia dedikon veten vetëm ndeshjeve të futbollit”, ka thënë Ten Hagu para ndeshjes kthyese me PAOK-un. E para, në kaudër të rundit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve, përfundoi me rezultat 2:2.

“Besoj dhe shpresoj se ai do të qëndrojë këtu me ne këtë sezon. Përndryshe, unë do të dëgjoj nga drejtori i futbollit i Ajaxit, Marc Overmarsit”.

Van de Beeku shkëlqeu në barazimin e Ajaxit me PAOK-un, në ndeshjen e parë në Selanik, përderisa ai ka arritur të kontribuojë me dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet e Eredivisie këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...