Zidane, pas humbjes nga Roma: Llogaris në Bale dhe James

PUBLIKUAR

Zidane momentalisht është i mbështetur për muri. Asgjë s’po shkon siç duhet për trajnerin francez, i cili deri më tani nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër siç duhet.

Pas humbjes nga Roma pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2, Zinedine Zidane është pyetur për Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Që të dy janë me një këmbë jashtë Realit, por duket se gjërat mund të ndryshojnë, pas dështimit për ta blerë Paul Pogban, por edhe pas lëndimit të rëndë të Marco Asensios.

Zidane ka dhënë sinjale se mund të ndërrojë gjuhën e komunikimit me Bale e James.

“James dhe Bale janë lojtarë të skuadrës”, tha Zizu pas ndeshjes në Romë. “Që të dy janë të regjistruar, por gjithçka mund të ndodh dhe unë, si trajner i Real Madrid, duhet të llogarisë në ta”.

“Llogaris në ta 100 për qind. James nuk është thirrur në skuadër, por kjo mund të ndryshojë. Edhe para përfundimit të afatit kalimtar veror gjithçka mund të ndodhë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...