Conte: Lukaku, transferim i shkëlqyer për Interin

PUBLIKUAR

Conte nuk ka asnjë dyshim, Lukaku do të shkëlqejë me Interin

Antonio Conte është i sigurt se Romelu Lukaku do të jetë “transferim o shkëlqyer” për Interin dhe pret që ai të punojë shumë për t’u përshtatur me jetën në Milano.

Lukaku më në fund iu bashkua ekipit të Serie A nga Manchester United për 80 milionë euro të enjten, pas dy sezoneve në “Old Trafford”.

Pa Lukakun, Interi e mundi Valencian pas ekzekutimit të penalltive të shtunën, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

“Ai ka nevojë që të punojë shumë, edhe fizikisht dhe të mësohet me mënyrën se si duam t’i bëjmë gjërat këtu”, tha Conte për Inter TV.

“Pa asnjë dyshim, ai do të jetë transferim i shkëlqyer, të gjithë jemi të lumtur. Ai ka treguar dëshirë dhe angazhim të madh për tu përgatitur sa më mirë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...