Kuvendi Lipjanit organizon ndëgjime publike, pak interesim

PUBLIKUAR

Organizuar nga Kuvendi i Komunës së Lipjanit, të premten është mbajtur dëgjimi publik, lidhur me projeksionet buxhetore për periudhën 2016- 2018, me Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe me qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këtë rast, Vlora Limani – Hajnuni, kryesuese e Kuvendit, fillimisht ka theksuar ligjshmërinë e mbajtjes së diskutimeve publike rreth projekt buxhetit dhe njëkohësisht shprehet e bindur se po bëhet një planifikim i buxhetit më i avancuar se në vitet e mëparshme.
Ndërsa, Shkelzen Hajdini, drejtor i Buxhetit dhe Financave, ka njoftuar të pranishmit lidhur me buxhetin e propozuar dhe projektet të cilat janë të përfshira në planifikimin e buxhetit për vitin 2016.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit prezantuan një numër i konsideruar i qytetarëve lipjanas në dëgjimin publik buxhetor. Ku për së afërmi ata u njoftuan me projektet me prioritare që ka Komuna e Lipjanit”, njofton Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...