Van Gaal është qen, thotë Rojo

PUBLIKUAR

Atmosfera në Manchester United nuk është aspak e qetë, pasi flitet për një rebelim të lojtarëve ndaj trajnerit Luis van Gal, i cili ka metoda “diktatoriale” dhe kjo gjë nuk pëlqehet nga skuadra.

Një prej lojtarëve që ka pasur probleme me trajnerin holandez kohët e fundit është mbrojtësi Markos Rojo, i cili nuk ka luajtur ende këtë sezon dhe është gjobitur me rreth 200.000 euro për shkak se nuk shkoi në turneun amerikan, pas Kupës së Amerikës, për probleme me pasaportën e tij.

Tani vetë Rojo ka folur për mediat angleze dhe ka lëshuar disa deklarata që mund t’i hapin probleme, sepse e ka krahasuar Van Galin me një bulldog, shkruan “Sportal.al”.

“Ai ka fytyrë bulldogu, por është një person i jashtëzakonshëm. Është i frikshëm në pamje të parë, por pasi e njeh dhe punon me të përditë, ia kalon shumë mirë.

“Megjithatë, ia kalon mirë vetëm nëse e dëgjon me vëmendje dhe zbaton urdhrat e tij. Ai na dëgjon, flet edhe pak spanjisht, ndaj më merr gjithnjë mënjanë dhe më flet personalisht, kur ka diçka që nuk i pëlqen”.

Van Gaal akuzohet se nuk i ka qejf lojtarët amerikano-jugorë, por Rojo nuk është dakord: “Është thjesht një opinion i gabuar, krijuar ndoshta nga marrëdhëniet jo të mira që Van Gali kishte me Riquelmen, kur ishte te Barcelona. Personalisht, nuk kam vënë re ndonjë diferencim në trajtimin që u bën lojtarëve nga Amerika e Jugut”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...