Zyrtare: Albian Ajeti transferohet në West Ham

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Baselit me prejardhje kosovare, Albian Ajeti, do ta vazhdojë karrierën e tij në Premierligë, pasi që sot u konfirmua se ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin. Ajeti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vjet të tjera.

Paraqitjet mbresëlënëse me Baselin gjatë sezonit të kaluar i kanë sjellë lajme të mira Ajetit. Tani ai e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke e vazhduar karrierën në njërën ndër tri ligat më të famshme të futbollit në botë, Premierligë, shkruan Gazeta Express.

West Ham United

✔@WestHamUtd

Introducing our new striker…

Embedded video

554 people are talking about this

Shuma për të cilën u transferua Ajeti besohet se është 7 ose 8 milionë funte, apo 7.5 deri në 8.6 milionë euro. Ai shihet si opsion i dytë fillimisht, mirëpo mund t’u bëjë konkurrencë edhe lojtarëve të rregullt në formacionin e parë.

Ajeti e kishte nisur edhe sezonin e ri, 2019/20, në formë të mirë. Ai, me Baselin, deri më tani i ka zhvilluar tri ndeshje, në të cilat ka kontribuar me dy gola dhe dy asiste. Dy nga  këto ndeshje ishin në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërsa njëra në kuadër të Super Ligës zvicerane.

Transfermarkt e vlerëson Ajetin me 7 milionë euro dhe vlera e tij vetëm ka vazhduar të rritet që kur u transferua nga St. Gallen në Basel, në tetor të vitit 2017, për 1.5 milionë euro.

Gjatë sezonit të kaluar, Ajeti i bëri gjithsej 43 paraqitje me Baselin në të gjitha garat, në të cilat kontribuoi me 21 gola dhe 11 asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...