Ferdinand: Rooney synon të bëhet trajner i Man Unitedit

PUBLIKUAR

Lojtari dhe trajneri i ardhshëm i Derby Countyt, Wayne Rooney, e ka qëllim të bëhet trajner i Manchester Unitedit. Të paktën kështu pretendon ish-bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand.

Wayne Rooney do t’i fillojë hapat e tij të parë si trajner me Derby Countyt, pasi të largohet nga DC United në janar të vitit 2020, pasi që tashmë është konfirmuar marrëveshja e tij për këtë ofertë, transmeton Gazeta Express.

Por, ish-bashkëlojtari i tij në Manchester United, Rio Ferdinand, beson se Rooney tashmë është duke synuar përtej rolit të tij në “Pride Park”.

Rooney është golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit, më 253 gola të shënuara në 559 ndeshje në të gjitha garat.

Dhe Ferdinandi beson se plani i Rooneyt për të ardhmen është që ta marrë vendin e Ole Gunnar Solskjaerit në karrigen e trajnerit në “Old Trafford”, duke i ndjekur hapat e Frank Lampardit, i cili këtë verë e la rolin si trajner i Derby Countyt për t’u emëruar trajner i Chelseat.

“Qëllimi i tij përfundimtar është drejtimi i Manchester Unitedit, 100 për qind”, tha Ferdinand në një intervistë të dhënë për disa gazeta britanike.

“Ky është një fakt. Nëse ai thotë diçka tjetër, atëherë po ju gënjen. Ai do të dojë ta bëjë këtë gjë. Vetëm koha do të tregojë nëse ai është njeriu që mund ta arrijë këtë qëllim”.

“Shumë gjëra duhet të ndodhin për t’iu realizuar ëndrra e tij. Frankut i erdhi mundësia në vendin dhe kohën e duhur. A mund t’i ndodhë kjo gjë edhe Rooneyt? Do ta shohim”.

“Ai nuk frikësohet ta thotë mendimin e tij, që është një gjë e mirë. Nganjëherë mund të jetë e vështirë t’ia lexosh mendjen, gjë që unë mendoj se është karakteristikë e mirë për një trajner”.

“Mendoj se ai e kupton lojtarin modern. Ai është në atë moshë. Ai është ende i lidhur me gjeneratën e re, mund ta flasë gjuhën e tyre. Ka shumë trajnerë që tani janë të shkëputur nga gjeneratat e reja. Gjithçka është shumë më ndryshe tani”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...