Koscielny zbulon arsyet për largimin e tij kontrovers nga Arsenali

PUBLIKUAR

Laurent Koscielny thotë se ai kishte vendosur të largohet nga Arsenalit qysh para disa muajve. Kjo dëshirë e tij u realizua dje, kur u konfirmua transferimi i tij në Bordeaux për pesë milionë euro.

Edhe pse Arsenali tentoi ta bindë Koscielnyn të qëndrojë në “Emirates” edhe për vitin e fundit të kontratës së tij, përkundër që kapiteni kishte refuzuar të udhëtojë me skuadrën në SHBA për turneun parasezonal, transmeton Gazeta Express.

Transferimi i Koscielnyt shkaktoi një debat të madh në mesin e tifozëve të Arsenalit, pasi që francezi e kishte mbajtur shiritin e kapitenit për një pjesë të nëntë vjetëve të tij në Angli. Megjithatë, këtë verë, ai zgjodhi të kthehet në vendlindje.

Lajmërimi se ai nuk do të udhëtonte me skuadrën e Arsenalit për turneun parasezonal bëri që klubi të hapë procedurë disiplinore ndaj tij.

Mbrojtësi i shfrytëzoi llogaritë e tij në rrjetet sociale për ta sqaruar transferimin e tij në Francë, duke thënë se ky kishte qenë momenti i duhur për t’u larguar nga Londra.

“Siç e dini, unë tash jam i lidhur me Bordeaux. Pas nëntë vjetëve të kaluara në Arsenal, unë e mora vendimin për t’u larguar”, shkroi ai në një postim në Instagram.

“Kam kaluar shumë vite të mrekullueshme me këtë klub, nëntë vjet gjatë të cilave unë mësova, u zhvillova dhe u rrita. Kjo përvojë më ka bërë lojtarin që unë jam sot”.

“Vendimi im për t’u larguar është diskutuar që disa muaj në klub, më bashkëlojtarët, me trajnerit dhe ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë”.

“E shoh këtë largim si një pikë kthyese në jetën time – si lojtar, por edhe si njeri dhe familjar. Megjithatë, shpresoj që do të më kuptoni dhe unë nuk mund të jem mjaftueshëm falënderues për këto vite të kaluara në Arsenal”.

“Jam i vetëdijshëm për gjithçka që ju tifozët dhe klubi keni bërë për mua. Por, është koha që unë të shkoj në shtëpi, kështu që sot do t’i bashkohet Bordeauxit. Kjo është një sfidë e re, të cilën do ta nis me shumë përkushtim”.

Koscielny i ishte bashkuar skuadrës së Arsenalit në vitin 2010, kur ishte transferuar nga Lorient. Gjatë kësaj kohe, ai i bëri 353 paraqitje për londinezët, duke triumfuar tri herë në FA Cup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...