Klubi anglez ofron plot 110 milionë euro për Zahan

PUBLIKUAR

Evertoni është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe është gati t’i ofrojë 70 milionë euro plus dy futbollistë për sulmuesin e rrezikshëm të Crystal Palacet

Wilfried Zaha është njëri prej sulmuesve më të kërkuar të afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i rrezikshëm nga Bregu i Fildishtë po kërkohet nga gjigantët evropianë pas paraqitjeve mbresëlënëse me Crystal Palacen.

Evertoni duket të jetë klubi më i interesuar për futbollistin.

Pasi e transferoi Moise Kean nga Juventusi, Evertoni synon të përforcohet ende në sulm.

Për 26 vjeçarin Zaha, “Toffees” janë të gatshëm t’i ofrojnë 70 milionë euro plus dy lojtarë, Cenk Tosun e James McCarthy, një transfer i cili do t’i kushtonte afro 110 milionë euro klubit nga Liverpooli.

Në rast se konfirmohen shifrat e publikuara nga tabloidi britanik “The Sun”, Evertoni do të ishte favorit për lojtarin.

Napoli, një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij është larg sa i përket ofertës.

Për Zaha, interesim ka shfaqur edhe Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...