Trajneri Antonio Conte nuk llogarit më në shërbimet e sulmuesit argjentinas, të cilin e do Juventusi
Interi nuk do të llogarisë në Mauro Icardin për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.
Madje, drejtuesit e klubit italian i kanë thënë lojtarit që ta gjejë një klub të ri para përfundimit të afatit kalimtar të verës.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i ri i Nerazzurri, Antonio Conte po kërkon përforcime në sulm për t’iu përshtatur taktikës së tij me sistemin 3-5-2.
Objektivat kryesorë të Interit për sulm janë Edin Dzeko i Romës dhe Romelu Lukaku i Manchester Unitedit.
Mirëpo, shuma e lartë që e kërkojnë “Djajtë e Kuq” për sulmuesin belg ka bllokuar gjithçka deri tash.
Për Icardin flitet se mund t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj vere. /Gazeta Express


