Ronaldo, në mbështetje të transferimit të Icardit në Inter

PUBLIKUAR

Transferimi i Mauro Icardit në Juventus mund të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që tani mediat angleze raportojnë se Cristiano Ronaldo i ka thënë klubit se do ta aprovonte këtë transferim.

Juventusi ka qenë aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi që është në kërkim të një qendërsulmuesi. Fillimisht, ata diskutuan me Manchester Unitedin për shkëmbimin e Paulo Dybalas me Romelu Lukakun, transmeton Gazeta Express.

Gazzetta dello Sport pretendon se bardhezinjtë tashmë i kanë rinisur tentimet e tyre për t’i siguruar shërbimet e Icardit, pasi që Ronaldo e dha pëlqimin e tij për transferimin e 26-vjeçarit si partner në sulm.

Gazeta italiane sqaron se Ronaldo e sheh sulmuesin argjentinas si lojtarin ideal për të pasur vetë më shumë hapësirë në fazën e sulmit.

Duke e pasur parasysh këtë vlerësim të Ronaldos, Juventusi pritet t’i intensifikojë negociatat për transferimin e Icardit sapo të mbyllet afati kalimtar për klubet e Anglisë, të enjten, më 8 gusht.

Kjo pasi që shkëmbimi mes Lukakus dhe Dybalas ende mund të ndodhë, përderisa Manchester Unitedi ka qenë duke mbajtur negociata edhe për Mario Mandzukicin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...