Në një intervistë për The Athletic, presidenti i Liverpoolit Tom Werner ka zgjedhur që ta godas me kritika Serie A, derisa ka lavdëruar Premier Ligën si një garë më garuese se liga italiane
“Mendoj që sezonin e kaluar në Angli kishte diçka shumë pozitive në këtë sport, në rastin e duelit mes Liverpoolit dhe Manchester City. Është më rëndësi që në Premier Ligë ka garë të vërtetë”, ka filluar ai.
Vetëm një pikë i ka ndarë dy skuadrat në fund të sezonit, ku Manchester City e mori titullin në fund. Kjo është më rëndësi, thotë Ëerner, pasi që ai nuk do të dëshironte që gara të jetë si në Itali.
“Ne nuk duam ta fitojmë kampionatin si Juventusi në Serie A që e fiton çdo titull, pa ndonjë garë”, ka përfunduar ai.
Shpresohet, që sezoni i ardhshëm të jetë më garues në Itali, pasi që disa skuadra kanë investuar më shumë në skuadrat e tyre këtë verë. Për momentin, Interi dhe Napoli duken si konkurrentët më serioz. /GazetaExpress/


