Harry Maguire zyrtarisht është lojtar i Manchester United. Ai është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Leicester City për transferimin e qendërmbrojtësit, Harry Maguire, transmeton Gazeta Express.
We have an important announcement to make…
Welcome, @HarryMaguire93
#MUFC
Harry Maguire joins United
www.manutd.com
26-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 milionë euro, duke u shndërruar në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Harry ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite tjera.
Reprezentuesi i Anglisë, iu bashkua Leicesterit në vitin 2017 ku bëri 76 paraqitje dhe shënoi 5 gola. /Gazeta Express/


‘Ohhhhh, Harry Maguire…’ 
