Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, zyrtarisht është rikthyer te Cagliari. Ai është transferuar në formë huazimi.
Në komunikatën e Cagliarit në sajtin zyrtar, konfirmohet se Nainggolan i është ri-bashkuar klubit në formë huazimi, pa opsionin e blerjes.
31-vjeçari më parë ka shpenzuar katër sezone me “Rossoblu”, ka shënuar shtatë gola në 137 paraqitje mes viteve 2010 dhe 2014.
Në qershor të vitit të kaluar, Nainggolan u transferua te Interi për 38 milionë euro (24 milionë plus Davide Santon dhe Nicolò Zaniolo, që të dy me vlerë 14 milionë) dhe nënshkroi kontratë deri më 2022.
Por, në sezonin e parë asgjë nuk shkoi siç duhet për ish-mesfushorin e Romës, kurse me të arritur Antonio Conte në Milano, konfirmoi se Nainggolan nuk bën fare pjesë në planet e tij duke e detyruar të largohet. /Gazeta Express/






