Trajneri i Nottingham: Murici do të bëjë sërish gabime

PUBLIKUAR

Edhe Sabri Lamouchi i ka dalë në mbrojtje portierit të Kosovës, Arijanet Muric.

Muriç ishte fajtor te goli i parë i West Bromit në humbjen e Nottinghamit 2:1 të shtunën në Championship, para se të gabonte edhe te goli i dytë nga distanca.

Kjo nuk është diçka e mirë sipas trajnerit të Nottingham, Sabri Lamouchi, por e ka mbrojtur atë.

“Gjatë një ndeshje, duhet të jeni të qetë, të zgjuar, të fokusuar. Të adaptoheni dhe të fokusoheni në lojë. Por, mos harroni se ai (Muric) është vetëm 20 vjeçar. Ai do të bëjë sërish gabime”, tha Lamouchi.

“Kur një portier bën gabime, ekipi pranon gola. Kur sulmuesit humbasin mundësi për të shënuar apo mesfushorët bëjnë gabime, është ndryshe”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...