Portieri i Liverpoolit, Alisson, meriton ta fitojë Topin e Artë, kështu beson ish-trajneri Daniel Pavan.
Pavan e njeh 26-vjeçarin që nga mosha 10-vjheçare, i cili sot është shndërruar në një ndër portierët më të mirë në botë.
Ai beson se Alisson meriton “Topin e Artë” për shkak të sezonit me Liverpoolin dhe me Brazilin, ku fitoi Champions Leaguen dhe Kupën e Amerikës.
Portieri i vetëm që deri më tani e ka fituar “Topin e Artë” është Lev Yashin i Dinamo Moskës më 1963 – pothuajse gjashtë dekada më parë.
“Mendoj se për shkak të nivelit të paraqitjeve të Alisson, rregullisë, dhe fitimit të Champions League, ai ka gjitha mundësitë e mundshme dhe madje e meriton të fitojë Topin e Artë”, tha Pavan për ESPN.
“Mendoj se është mundësi e mirë për të treguar se një portier mund ta fitojë këtë çmim prestigjioz”. /Gazeta Express/


