Perisic: Nuk mund ta refuzoja Interin

PUBLIKUAR

Ivan Perisic gjatë prezantimit tha se ishte e pamundur t’i thoshte jo një klubi si Interi, edhe pse Wolfsburgi kishte bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur atë.

Anësori kroat ishte objektivi kryesor i Nerazzurrëve këtë verë dhe një ndër lojtarët më të përfolurit në tregun e transferimeve këtë vit.

“Kam kaluar në disa momente të vështira gjatë negociatave, pasi Wolsfburgi dëshironte që unë të qëndroja, por ishte shumë e vështir të refuzoja një klub si Interi. Pasi bisedimeve të gjata me ish-klubin tim, arrita t’i bashkohem Interit, pasi kjo ishte dëshira ime e vetme’.

“Ishte hera e parë që dy klube luftonin për mua. Interi më donte me çdo kusht, veçanërisht trajneri, Roberto Mancini dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për mua. Kur kam dëgjuar për interesin e Interit, kam qenë shumë i lumtur, pasi bëhej fjalë për një ekip të madh dhe kështu kam kërkuar me çdo kusht që ky transferim të ndodh”.

“Çdo lojtar e ka ëndërr të luaj për një ekip si Interi dhe unë mendoj se kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në karrierën time. Tani, unë shpresoj të bëjmë një sezon të mirë”.

“Derbi? Është ndeshja ime e parë dhe shpresoj të luaj. Çdo lojë është e rëndësishme, por derbi është derbi dhe të gjithë duan ta fitojnë’, ka thënë për media Ivan Perisic gjatë prezantimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...