Bayerni bën ofertë për Sanen

PUBLIKUAR

Gjiganti bavarez është i vendosur ta transferojë gjatë kësaj vere sulmuesin e Manchester Cityt

Bayern Munichu ia ka bërë ofertën e parë Manchester Cityt për Leroy Sane.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se kontakti i parë zyrtar në mes të klubeve ka qenë pozitiv, ndërsa priten takime të tjera në mes të palëve gjatë kësaj vere.

Ky lajm arriti vetëm pak ditë pasi trajneri i Bayernit, Niko Kovac kërkoi falje për deklaratën e tij se kishte besim se Sane do t’i bashkohet ekipit të tij gjatë këtij afati kalimtar.

Pasi të merren vesh klubet, më pas i mbetet kampionit gjerman të merret vesh edhe me 23 vjeçarin për kushtet e rrogës dhe detajet tjera.

Sane duket i vendosur për t’u larguar nga City, ku nuk kishte hapësira gjatë sezonit të fundit dhe Bayerni duket të jetë zgjidhja ideale për të gjitha palët.

Sane shihet si zëvendësues i dy veteranëve të larguar nga “Allianz Arena”, Franck Ribery dhe Arjen Robben. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...