Mourinho e lavdëron veten kur pyetet për Lampardin

PUBLIKUAR

Jose Mourinho e ka theksuar rekordin e tij mbresëlënës në ndeshjet e para të ligës, kur është pyetur për ndeshjet e parë të Frank Lampardit si trajner i Chelseat kundër Manchester Unitedit në Premierligë.

Unitedi është nikoqir i Chelseat më 11 gusht, në javën e parë të sezonit të ri 2019/20 në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Vëmendja do të jetë në të dy palët në fillim të sezoni. Ole Gunnar Solskjaer do të jetë nën presion për të dëshmuar se fillimi i mirë të jetës që e pati në Old Trafford nuk ishte i rastësishëm.

Ndërsa Lampard, që e mori drejtimin e Chelseat këtë verë, duhet të bëjë më mirë se Maurizio Sarri që i drejtoi të kaltrit drejt vendit të tretë në Premierligë, dy filaneve në kupa dhe triumfit në Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Mourinho i ka regjistruar 10 fitore dhe pesë barazime në 15 ndeshjet hapëse në karrierë.

“Në rastin tim, unë kam rekord fantastik të fitoreve dhe disa barazimeve në ndeshjet e para të sezoneve”, tha Mourinho për Sky Sport kur u pyet për ndeshjen e parë të Lampardit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...