Mourinho e merr në dorë ekipin spanjoll?

PUBLIKUAR

Trajneri portugez është i gatshëm t’i kthehet futbollit pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar

Jose Mourinho është kandidat për ta marrë në dorë ekipin e Valencias, shkruan Gazeta Express.

Trajneri portugez është i papunë që nga shkarkimi i tij nga Manchester Unitedi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, pritjes së tij duket se i ka ardhur fundi.

Sipas mediumit “Libdertad”, “Special One” mund të bëhet shumë shpejt me klub të ri.

Trajneri aktual i Valencias, Marcelino pritet të shkarkohet, ndërsa Mourinho mund të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë.

Menaxheri i portugezit, Jorge Mendes ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me pronarin e klubit spanjoll, Peter Lim dhe ky mund të jetë çelësi i kësaj marrëveshjeje.

Mourinho konsiderohet njëri prej trajnerëve më të suksesshëm dhe më të veçantë në histori të futbollit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...