Manchester United interesohet për Umtitin

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, ndërsa krahas futbollistit të Barcelonës e duan edhe Harry Maguiren e Leicester Cityt

Manchester United e ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” besohet se ishin të interesuar për përfaqësuesin francez edhe në të kaluarën, por tash kanë bërë përparim në bisedimet për 25 vjeçarin.

Sipas mediave franceze, United janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës 50 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Gjiganti katalunas po mendon ta shesë futbollistin dhe të kërkojë alternativa të tjera në zemër të mbrojtjes.

Gjithashtu, Man Utd e do edhe qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...