Lajm i keq për Man Unitedin, Bailly do të mungojë deri në pesë muaj

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, do të jetë jashtë fushave të blerta për katër deri në pesë muaj për shkak të lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen kundër Tottenhamit gjatë turneut parasezonal.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, bëri të ditur, pas fitores 1:0 kundër Kristiansund, se Eric Bailly e kishte bërë operacionin gjurin, të cilin e kishte lënduar gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në International Champions Cup, transmeton Gazeta Express.

“Ericu e ka bërë një operacion dhe do të jetë jashtë për katër deri në pesë muaj. Shpresoj se do ta kemi atë sërish në skuadër gjatë kohës së Krishtlindjeve”, u shpreh Solskjaer.

“Nga operacioni morëm jame pozitive, ai e bëri operacionin sot në mëngjes. Ai ishte shumë pozitiv dhe gjithçka kishte shkuar mirë, kështu që ai do të jetë në rregull”.

Bailly kishte luajtur nga pjesa e dytë e ndeshjes kundër Tottenhamit, të enjten, mirëpo një problem me gju vetëm nëntë minuta më vonë bëri që ai të mos mundë ta vazhdojë ndeshjes. Bailly kishte tentuar të mos e lejojë Heung-Min Sonin të shënojë.

Mbrojtësi 25-vjeçar u largua nga stadiumi “Hongkou” në Shanghai me paterica dhe një mbrojtëse për gju, pas fitores me rezultat 2:1 të “Djajve të kuq”.

Bailly vetëm sa ishte kthyer nga lëndim i ligamenteve, të cilët e kishte pësuar në prill në ndeshjen kundër Chelseat. Ai ishte detyruar të mungojë në skuadrën e Bregut të Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës për shkak të këtij probleme.

Pasi mungoi në ndeshjen e parë të turneut parasezonal, kundër Perth Gloryt, Bailly luajti në dy ndeshjet e radhës, kundër Leeds Unitedit dhe Interit.

Bailly ka qenë i lënduar për një pjesë të madhe të kohës që e ka kaluar në “Old Trafford”. Sezonin e kaluar, këto lëndime bënë që ai të luajë si titullar vetëm tetë herë në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...