Thaçi: Të ketë një solucion të ri qeverisës ose një proces të ri elektoral

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e KDTP dhe VAKAT, mirëpo ende nuk ka takuar zyrtarët e koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, raporton zeri.info.

Në njoftimin për media të lëshuar nga zyra e presidentit thuhet se Thaçi është takuar me KDPT dhe VAKAT për të diskutuar pas situatës së krijuar me rastin e dorëheqjes së kryeministrit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri”, thuhet në njoftim.

Presidenti, siç thuhet në njoftim, ka konsideruar se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për të pasur sa më shpejt një qeveri funksionale e efektive.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri”, potencohet në njoftim.

Komunikata është vazhduar me njoftimin se Thaçi do t’i takojë edhe partitë e tjera në ditët në vijim.

“Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të takojë edhe Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja”, përfundon njoftimi.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje më 19 korrik, por Thaçi ende nuk ka ftuar për konsultim partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës e as ato që janë në opozitë./Zeri

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...