Çmimi i Neymarit në treg ka rënë në 180 milionë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Sipas të përditshmes katalonase, Sport, Paris Saint-Germaini nuk është i gatshëm ta pranojë ndonjë ofertë ku përfshihet shkëmbimi me lojtarë për Neymarin. Kjo gjë e pamundëson kthimin e brazilianit në Barcelonë.

Sport raporton se Paris Saint-Germaini ia ka vendosur një çmim të ri Neymarit. Kampioni francez është i gatshëm t’i pranojë 180 milionë euro për futbollistin, mirëpo nuk do të pranojnë oferta me më pak para dhe me lojtarë të tjerë të përfshirë në marrëveshje, transmeton Gazeta Express.

Ky qëndrim i PSG-së bën që Barcelona të mos ta ketë të mundur ta kthejë Neymarin në “Camp Nou” gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që nuk mund ta përballojë financiarisht një transferim të tillë.

Sport sqaron se PSG-ja është duke pritur që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ta bëjë lëvizjen e tij, mirëpo një gjë e tillë nuk ka shumë gjasa të ndodhë, përkundër që çmimi i brazilianit ka rënë nga 300 në 180 milionë euro këtë verë.

Barcelona nuk mund ta përballojë një shumë të tillë dhe deri më tani ka ofruar vetëm 100 milionë euro dhe dy lojtarë të ekipit të parë, ofertë kjo që PSG-ja s’është e gatshme as ta shqyrtojë.

Kontakti mes Barcelonës dhe PSG-së gjatë javëve të fundit ka shërbyer vetëm për ta konfirmuar marrëdhënien e keqe mes dy klubeve. Rivaliteti mes tyre është i dyanshëm, por PSG-ja e ka të gjithë fuqinë në këtë rast dhe ata ia kanë bërë të qartë përfaqësuesve të Neymarit dhe drejtuesve të Barcelonës se nuk duan të negociojnë.

Në anën tjetër, Barcelona nuk është e gatshme ta përjashtojë mundësinë e kthimit të Neymarit në Camp Nou, përkundër që një transferim i tillë do të ishte i komplikuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...