Messi tregon të ardhmen e tij me Argjentinën

PUBLIKUAR

Leo Messi ka folur për Kombëtaren e Argjentinës dhe kritikat që kishte marrë kjo përfaqësuese.

Kapiteni i argjentinasëve, ka treguar edhe për të ardhmen e tij me ‘gauchozët’, ndërsa thotë se nuk do të largohet përderisa trajneri e do.

“Përderisa trajneri më do në skuadër, unë do të jem gjithmonë këtu”, tha Messi, i cili foli edhe për kritikat që ka marrë Argjentina.

“Kemi shkuar në dy finale të njëpasnjëshme dhe kjo nuk është e lehtë. Fatkeqësisht nuk fituam ndonjë gjë, por ajo se çfarë kemi bërë mendoj se është për t’u lavdëruar, arritja në finale e Kampionatit Botërorë dhe Kupës së Amerikës. Kjo nuk është pak”.

“Natyrisht, të gjithë do të dëshironin që t’i fitonim të dyja ose vetëm njërën, por nuk ishte e mundur. Mendoj se shumë kritika janë drejtuar te ne dhe nuk mendoj se është e merituar. Edhe pse ne nuk e fituam asnjë trofe, mendoj se meritojmë lavdata”, ka thënë Messi. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...