Elseid Hysaj në Romë

PUBLIKUAR

Roma i ka nisur bisedimet për mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, sipas mediave italiane.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet mes drejtuesve të Napolit dhe përfaqësuesve të Hysajt janë duke vazhduar, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i lirë të largohet nga Sao Paolo për çmimin e duhur këtë verë, veçanërisht tani që Giovanni Di Lorenzo i është bashkuar Napolit.

Sipas gazetës italiane, Napoli është i gatshëm ta shesë Hysajn për 20 milionë euro, ndërsa Roma duhet të heqë dorë nga Karsdorp për ta financuar blerjen e shqiptarit.

Karsdorp dëshiron të kthehet te Feyenoordi në Holandë, e cila e dëshiron vetëm si lojtar të huazuar, megjithatë.

Por, Roma dëshiron ta shesë atë për ta financuar blerjen e Hysajt, mbrojtësit të djathtë të padëshiruar nga Carlo Ancelotti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...