Lamtumirë Bale: Jiangsu Suning e transferon Ivan Santinin

PUBLIKUAR

Jiangsu Suning e ka transferuar sulmuesin kroat, Ivan Santini, që nënkupton se këtu merr fund kalimi i mundshëm i Gareth Bale në klubin e Superligës së Kinës.

Gjatë fundjavës, mediat në Britani të Madhe si BBC dhe Sky Sports, raportuan se kalimi i propozuar i Bale në Jiangsu kishte dështuar gjithsesi, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesit e Bale mbajtën bisedime me klubin kinez për një marrëveshje nga e cila uellsiani do t’i fitonte 1.2 milionë euro në javë, por mësohet se ai nuk do të kalojë në Kinë para se afati kalimtar veror të mbyllet atje të mërkurën.

Tani fakti që Jiangsu e ka blerë Santinin nga Anderlecht dhe mbrojtësin brazilian Miranda nga Interi, nënkupton se klubi i ka pesë lojtarë të huaj të regjistruar në skuadër.

Rregullat në Superligën kineze ua lejojnë klubeve t’i regjistrojnë vetëm katër lojtarë të lindur jashtë vendit, prandaj tani duket edhe më e pamundur që Bale të kalojë në Jiangsu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...