Zyrtare: Vermaelen i bashkohet Vissel Kobes nga Barcelona

PUBLIKUAR

Thomas Vermaelen i ka dhënë fund aventurës së tij pesëvjeçare në Barcelonë duke iu bashkuar Vissel Kobes të shtunën. Mbrojtësi belg ka nënshkruar kontratë me klubin japonez deri në dhjetor të vitit 2021.

33-vjeçari, karriera e të cilit ka hasur në pengesa serioze për shkak të lëndimeve, i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të Barçës, Andres Iniestas dhe Sergi Samperit në Kobe, transmeton Gazeta Express.

Vermaelen ka kaluar te skuadra e J-League si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me kampionin e La Ligës mbaroi këtë verë.

Belgu i ka bërë vetëm 53 paraqitje në të gjitha garat në katër sezonet e tij në Barcelonë, ndërsa sezonin 2016/17 e kaloi si i huazuar te Roma, për të cilën i zhvilloi vetëm 12 ndeshje. /Gazeta Express/

FC Barcelona

✔@FCBarcelona

✍ @thomasvermaelen signs for @visselkobe
🙌 Thanks for everything, Thomas and best of luck with your next step in Kobe! 🇯🇵
📲 Full story: http://barca.link/HTCR50vdwyQ 

Embedded video

435 people are talking about this

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...