Eto’o: Hazardi është afër nivelit të Messit

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës, Samuel Eto’o beson se Eden Hazard është afër nivelit të Lionel Messit.

Eto’o, i njohur më mirë për kohën e tij në Camp Nou sesa në kryeqytetin spanjoll, beson se sulmuesi belg do ta fitoj Topin e Artë me Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

“Hazardi duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Eto’o për Radio Marca.

“Ai nuk është vlerësuar mjaftueshëm por tani që ai është në njërin prej klubeve më të mira në botë, e gjithë vëmendja është te ai”, shtoi ai.

“Ai është afër nivelit të Messit dhe shpresoj që ai të mos jetë 100 i gatshëm kur të luajë kundër Barcelonës”, theksoi Eto’o.

Ish-përfaqësuesi i Kamerunit i komentoi edhe thashethemet për kthimin e Neymarit në Barçë.

“Nëse ai kthehet në shtëpi, atëherë do t’i bëjë mirë projektit dhe të ardhmes”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...