IPK arreston dy policë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së përmes një komunikate për media njoftojnë se kanë arrestuar dy zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare” nga neni 416 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së kanë pranuar dje (25.07.2019) autorizimin nga Prokuroria Themelore Prishtinë që të bëjë intervistimin në cilësi të të dyshuarve të dy zyrtarëve policorë (që të dy me gradën e rreshterit) – punonjës në Drejtorinë kundër Krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prishtinë. Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dy vepra penale (“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i informatës zyrtare”), me vendim të prokurorit kompetent këta zyrtarë policorë janë arrestuar dhe u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit për zyrtarët policorë tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...