Interi të frikësohet, Balotelli debuton gjithmonë me gol

PUBLIKUAR

Mario Balotelli mund të jetë startues kundër Interi, pasi në çdo debutim të tijin ai ka shënuar gol.

Vendimi i Milanit për të mos e gjobitur sulmuesin, duket se ka ndikuar pozitivisht në moralin e ‘SuperMarios’, i cili ditën e djeshme në rrjetin e tij social, Twitter, ka postuar një frazë ku shkruhej.

“Po ndryshoj të gjithë sjelljen time. Do të stërvitem rregullisht për t’u kthyer sa më parë në lojë. Falënderoj Milanin për besimin që më dha për të bërë atë që dëshiroj më shumë…të luaj futboll”, shkroi Balo.

Duke parë formën e italianit, mendohet se trajneri Sinisa Mihajlovic mund ta zgjedhë si startues edhe për faktin se Balloteli ka njohuri rreth derbit të Milanos, si edhe lojtari ka një statistikë pozitive.

Në debutimet e tij, ‘SuperMario’ arrin të shënojë gjithnjë gol.

Në këtë mënyrë, trajneri serb do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësi e tij për të marrë tri pikët “e arta” në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...