Zidane: Nuk e kërkova unë shitjen e Jamesit

PUBLIKUAR

Trajneri Zinedine Zidane e ka zbuluar situatën e James Rodriguezit, i cili do të largohet gjatë kësaj vere nga Real Madridi, ku u kthye nga huazimi në Bayern Munich

Zinedine Zidane insiston se nuk ishte ai që e kërkoi shitjen e James Rodriguezit, shkruan Gazeta Express.

Ylli kolumbian u rikthye gjatë kësaj vere në Santiago Bernabeu pas huazimit që e kaloi në Bayern Munich.

Mirëpo, me t’u rikthyer në Santiago Bernabeu iu bë e qartë se nuk bën pjesë në planet e klubit madrilen.

Të gjithë e drejtonin gishtin kah trajneri Zidane kur bëhej fjalë për largimin e ish-futbollistin e Portos dhe Monacos.

Mirëpo, francezi ka zbuluar gjithçka në konferencë për shtyp.

“Fakti se James nuk bën pjesë në planet e klubit është një vendim i klubit. Prandaj, për këtë duhet ta pyesni klubin e jo mua”, ka thënë Zidane kur u pyet për futbollistin.

James po kërkohet me ngulm nga Atletico Madridi, ndërsa në Itali më së shumti e do Napoli. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...