“Askush nuk ka probleme me Neymarin në PSG”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ish-ylli i ri i Paris Saint-Germainit, Moussa Diaby, e ka mbrojtur Neymarin nga kritikat e shumta për sjelljen dhe qëndrimin e tij prej ta famshmi në Parc des Princes, duke këmbëngulur se askush asnjëherë nuk ka pasur probleme me brazilianin gjatë kohës së tij në klub.

Neymar iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botën e futbollit, transmeton Gazeta Express.

Por Neymar ende nuk e ka kompletuar një sezon të plotë në PSG, për shkak të lëndimeve të shpeshta që ia kanë pamundësuar paraqitjet e rregullta.

Qëndrimi dhe sjellja e 27-vjeçarit janë vënë në pikëpyetje në disa raste, duke i nxitur thashethemet e freskëta se ai dëshiron të kthehet në Camp Nou gjatë kësaj vere.

Diaby, i cili u largua nga PSG-ja dhe iu bashkuar Bayer Leverkusenit në qershor, pohon se Neymar është viktimë e gjykimeve të padrejta nga mediat.

“E kam takuar Neymarin si lojtar normal. Ai nuk u shit si i famshëm aspak dhe nuk kërkonte ta godasë cdo top në fushë. Ai nganjëherë u jepte këshilla lojtarëve të rinjtë”, tha ai.

“Ai ka shumë përvojë, ama të gjithëve na ka trajtuar njëjtë. Askush nuk pa pasur probleme me të”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...