Lëndimi i Asensios e ndryshon fatin e James

PUBLIKUAR

Lëndimi serioz në gju i Marco Asensios mund ta detyrojë Real Madridin ta mbajë James Rodriguezin në skuadër.

Mesfushori kolumbian kërkohet me ngulm nga Napoli dhe Atletico Madrid dhe nuk ka qenë asnjëherë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, por gjërat mund të ndryshojnë shkaku i Asensios, transmeton Gazeta Express.

Asensio u lëndua në fitoren e Real Madridit me penallti ndaj Arsenalit në Internacional Champions Cup të mërkurën dhe u dërgua direkt në spital.

Gjiganti spanjoll njoftoi më vonë se sulmuesi e ka dëmtuar rëndë gjurin dhe do të mungojë të paktën nëntë muaj, që nënkupton se ai e ka humbur tërë sezonin.

Si pasojë, mediat spanjolle shkruajnë se kjo mund t’ia ndryshojë fatin Jamesit dhe se Madridi do të vendosë përfundimisht për të sot më vonë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...