Bayerni e mposht Milanin në debutimin e trajnerit Giampaolo

PUBLIKUAR

Marco Giampaolo ka debutuar në stolin e Milanit me humbje minimale ndaj Bayern Munich në një ndeshje të International Champions Cup të mërkurën.

Leon Goretzka e shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe i dhuroi Bayernit fitoren ndaj Milanit në turneun miqësor parasezonal, raporton Gazeta Express.

Giampaolo u emërua trajner i Milanit duke e braktisur Sampdorian këtë verë, pasi Gennaro Gattuso dha dorëhejqe nga pozita në fund të sezonit 2018/19.

Blerja e re Theo Hernandez, i ardhur nga Real Madridi, debutoi si titullar, derisa edhe djali i Paolo Maldinit – Daniel – ishte në 11-shën startuese për kuqezinjtë.

Për skuadrën e Niko Kovacit, ndërkohë, kjo ishte fitorja e dytë në International Champions Cup. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...