Bale mund të pensionohet te Reali

PUBLIKUAR

Gareth Bale nuk ka qenë asnjëherë pranë Manchester Unitedit dhe është i lumtur te Real Madridi – deklaron agjenti i tij.

Ka pasur spekulime të vazhdueshme për kalimin e uellsianit në Old Trafford, megjithatë transferimi asnjëherë nuk u materializua.

Jonathan Barnett, përfaqësuesi i 26-vjeçarit, thotë se klienti i tij e ka në plan të qëndrojë gjatë në Santiago Bernabeu.

“Kanë qenë tërësisht spekulime të pavlera. Gareth Bale nuk ka thënë asnjëherë se dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe gjithmonë ka treguar se klubi është i kënaqur me të”.

“Pse do të dëshironte të largohej? Nuk ka kurrfarë kuptimi. Ai nuk ka qenë asnjëherë afër largimit”, ka thënë agjenti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...