Juventusi s’ndryshon plan, Higuain në shitje

PUBLIKUAR

Juventusi ende po mendon ta shesë Gonzalo Higuanin, edhe pse sulmuesi argjentinasi pati një paraqitje të mirë në humbjen 3:2 kundër Tottenhamit në International Champions Cup të dielën.

Higuain u fut në lojë në pjesën e dytë dhe pati ndikim të menjëhershëm duke shënuar njërin nga dy golat e Juves. Pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri  lavdëroi atë për lojën dhe për qasjen në stërvitje, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari po ashtu e barti edhe shiritin e kapitenit gjatë kësaj ndeshje mbresëlënëse nga ana e tij.

Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se kjo nuk ia ka ndryshuar atij fatin dhe se ai mbetet në planin e largimeve nga Juventusi.

Ndër skuadrat më të interesuara për të deri më tani është Roma. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...