Ivan Perisic zemërohet me Antonio Conten

PUBLIKUAR

Kampi i Ivan Perisicit është i zemëruar me trajnerin e Interit, Antonio Conte, dhe si pasojë është duke menduar t’i gjejë kroatit një klub të ri në Premierligë.

Conte e ka bërë të qartë se nuk do të llogarisë në Perisicin në pozitën e lojtarit të krahut, duke shpjeguar se kroati nuk është i përshtatshëm për rolin që ia ka kërkuar ai, pas humbjes së Interit 1:0 ndaj Manchester United të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Sipas Gazetta dello Sport, komentet e trajnerit nuk janë pritur aspak mirë nga përfaqësuesit e 30-vjeçarit dhe ato mund të ndikojnë në kalimin e tij te ndonjë klub anglez.

Manchester Unitedi ka qenë shumë i interesuar për anësorin kroat një kohë, por kishte dështuar të gjejë marrëveshje me zikaltrit dhe si pasojë kalimi i tij në Premierligë s’u finalizua asnjëherë.

Por, në muajt e fundit interesim për të kanë shfaqur Tottenham dhe Arsenal. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...