De Gean vazhdojnë ta duan te Unitedi

PUBLIKUAR

Juan Mata thotë se nuk ka pasur kurrfarë telashesh mes Louis van Gaalit dhe David De Geas pas dështimit të kalimit të portierit te Real Madridi.

Spanjolli ishte shumë pranë të largohej nga Manchester Unitedi këtë verë, mirëpo transferimi dështoi në minutat e fundit.

Sidoqoftë, sipas bashkëkombësit të tij, kjo nuk ka ndikuar në raportet mes trajnerit dhe portierit kryesor të skuadrës.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem me klubin, trajnerin ose tifozët. Unë kështu e kuptoj”.

“Tifozët e duan shumë (De Gean) dhe ai vlerësohet shumë nga klubi dhe trajneri. Mendoj se do të vazhdojë të jetë njësoj”, është shprehur Mata. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...