Mourinho: Do të rikthehemi së shpejti

PUBLIKUAR

Jose Mourinho vazhdon të besojë se Chelsea i tij ka ende shanse për të mbrojtur titullin e Premier Ligës.

Blutë kanë arritur vetëm një fitore në katër javët e para të kampionatit dhe sot e shikojnë veten 8 pikë larg kryesuesve të Manchester Cityt që i ka fituar të gjitha ndeshjet, transmeton Telegrafi.

“Për momentin, jemi duke humbur dhe nuk kemi marrë rezultatet e pritshme. Por hap pas hapi do të rikthehemi në garë. Tre muaj më parë ne fituam titullin dhe pas çdo suksesi të arritur unë synoj fitoren e radhës”, deklaroi tekniku portugez për “London Evening Standard”.

Sfida e radhës së londinezëve është ndeshja e vështirë kundër Evertonit në “Goodison Park” këtë të shtunë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...