Pochettino: Po ta kishim fituar Championsin, s’do të isha trajner i Tottenhamit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e ka pranuar se ai mund të ishte larguar posti i tij te klubi londinez nëse skuadra e tij do ta kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Mauricio Pochettino i ka pasur pesë sezone të suksesshme në Tottenham, duke e përforcuar pozitën e klubit londinez si njëra ndër fuqitë jo vetëm në Premierligë, por edhe në Evropë, transmeton Gazeta Express.

Kulmi i sukseseve të sezonit të kaluar për Tottenhamit ishte arritja deri në finale të Ligës së Kampionëve, duke i mposhtur skuadra si Manchester City, Ajaxi, Dortmundi e Interi gjatë këtij rrugëtimi.

Megjithatë, disfata me rezultat 2:0 ndaj Liverpoolit, në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Madrid, bëri që argjentinasi të mos largohet nga pozita e trajnerit të Tottenhamit këtë verë.

“Ndoshta nëse do të kishte qenë një rezultat tjetër në finale, do të kisha menduar: “Në rregull, ndoshta ky është momenti i duhur për t’u larguar nga klubi dhe për t’ua dhënë atyre mundësinë ta fillojnë një kapitull të ri me staf të ri trajnerësh”, ka thënë Pochettino.

“Por, pas finales, unë u ndjeva se nuk ishte e mrekullueshme të përfundohet gjithçka në atë mënyrë. Unë nuk jam person që i shmanget përballjes me probleme apo me situata të vështira”.

“Mua më pëlqejnë sfidat e mëdha dhe të vështira dhe natyrisht që tani na duhet ky mentalitet për ta rindërtuar skuadrën që ta kemi një sezon të ngjashëm me të kaluarin. Kjo më emocionon dhe më motivon mua shumë”.

Kur u pyet se a do ta kishte marrë një vendim të ndryshëm nëse Tottenhami do ta kishte fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, Pochettino u përgjigj: “Po”.

“Ju e dini shumë mirë se kur e prek lavdinë, ti sillesh ndryshe ose ndihesh ndryshe dhe lojtarët ndihesh ndryshe. Kjo bën që sfida të jetë ndryshe gjithashtu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...