Zvicra, vendi ku kosovarët u martuan më së shumti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2018”.

Sipas të dhënave të ASK-së, në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16.871 qifte-bashkëshortore, ndërsa jashtë Kosovës 1.461.

Në raport thuhet se mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç, ku prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe, shkruan Telegrafi.

Ndërsa në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5.398, kurse te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5.341.

ASK thekson në këtë raport se më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, gjithsej 1.589 raste, pastaj vjen Prishtina me 1.285 kurorëzime, ndërsa në Ferizaj ishin 1.067 kurorëzime.

Në raport thuhet se në kurorëzimet jashtë Kosovës, prin shteti i Zvicrës me 491 kurorëzime, pastaj Gjermania me 269 kurorëzime, Maqedonia me 148 kurorëzime dhe Shqipëria me 134 kurorëzime.

Sipas të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...